Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen.

Kjo shkollë përgatit elektricistë, hidraulikë, saldatorë dhe mjeshtër të profesioneve në disa fusha.

Gjatë bisedës me drejtuesit  shkollës dhe Arqipeshkëvin e Dioqezës, dom Gjergj Meta, Kreu i Shtetit u njoh me kapacitetet, metodat e mësimdhënies dhe ndihmesën që shkolla u jep të rinjve të interesuar për këto profesione.

Presidenti Begaj këshilloi mësuesit të transmetojnë dijet te brezi i ri, teksa u shpreh se vendi ka nevojë për këto profesione. Ai shprehu bindjen se të rinjtë nuk do të largohen pas marrjes së zanatit në këtë shkollë, pasi mund gjejnë punë me pagë të mirë në Shqipëri. 

Pjesë e vizitës ishte dhe kantina e Arbërit, e cila, verën që prodhon, e eksporton në Francë, Zvicër, Vjenë dhe Shtetet e  Bashkuara. Në këtë kantinë rakia prodhohet sipas traditës së hershme shqiptare, pa teknologji moderne. Presidenti Begaj u njoh me projektet e mëtejshme të investimeve të sipërmarrjes, të cilat do të zgjerohen edhe me agroturizëm.