Rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës Shtetërore janë publikuar pasditen e sotme.

Të gjithë maturantët mund të mësojnë lehtësisht notën me të cilën janë vlerësuar në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

“Provimin e Gjuhës së Huaj e kanë kryer në total 26 616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00”, raporton gazetarja e Klan News, Ermelinda Hoxhaj.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28. Maturantët kanë dhënë 2 provime, ndërsa testin e radhës, atë të matematikës e kanë më 18 Qershor./tvklan.al