Rreth 1600 punonjës policie janë zhvendosur nga vendet ku shërbejnë, në zonat turistike, kryesisht pranë detit. Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se kjo është bërë për shkak të përballimit të fluksit të lartë të pushuesve gjatë verës.

“Turizmi është shndërruar në një prej motorrëve kryesor të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Vlora është një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike dhe është e pamundur që efektivët që ka policia e Vlorës të përballojnë fluksin. Për këtë aryse ne zhvendosim një numër të konsiderueshëm. Të gjithë turistët që ne pyesim ata që vijnë për herë të parë kanë një lloj goditje nga ajo që kanë dëgjuar për Shqipërinë, konstatojnë që Shqipëria është një vend i sigurtë.”

Ministri i Brendshëm teksa bisedoi me të rinjtë e diasporës, tha se viti 2030 do të na gjejë anëtarë të BE-së.

“Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve”.

Ndër të tjera Balla i kërkoi të rinjve të shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun.

Klan News