Berat Gjimshiti mund të transferohet në sezonin e ardhshëm në Katar.  Për mbrojtësin e Atalantës ka interes nga klubi i Al-Rayyan. Kontaktet mes palëve kanë nisur ndërkohë që bergamaskët nuk do të pengonin shitjen e futbollistit në rast të një oferte të kënaqshme.

Kartoni i Gjimshitit vlerësohet mbi 10 milion euro, e kjo është një shifër e përballueshme për katariotët, raporton SkySports Italia.

Kapiteni i kuqezinjve është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Atalantës. Ai mbajti shiritin e kapitenit në finalen e Dublinit, ku Dea fitoi Ligën e Europës.

Në 240 takime me fanellën e skuadrës italiane, Gjimshiti ka realizuar tetë gola dhe tetë asiste.

Me aftësitë e tij, lojtari i ka dhënë siguri prapavijës së bergamaskëve. Por drejtuesit e klubit italian nuk do të pengonin tranfserimin e futbollistit, i cili do të përfitonte një pagesë më të mirë në klubin katariot.

Ndërkohë që tek Atalanta po mendojnë për zëvendësuesin e futbollistit.

Klan News