Rrjeti i shoqatave të Autoriteteve Vendore të Europës Juglindore ka mbajtur në Tiranë Asamblenë e tij të përgjithshme për të folur për decentralizimin fiskal dhe efektet e mundshme të krizës globale financiare në punën e qeverive vendore të rajonit, krizë që nga konkluzionet e Asamblesë nuk ka prekur ende pushtetin vendor në Europën Juglindore dhe për të vazhduar në këtë trend krerët e bashkive të vendeve të rajonit kanë kërkuar mbështetjen e qeverive qendrore.

Kjo mbështetje për pushtetarët lokal në Shqipëri sipas kryeministrit Berisha i cili ka përshëndetur punimet e Asamblesë nuk ka munguar.

Sali Berisha: “Për qeverinë time decentralizimin përbën një nga përpjekjet më të mëdha të këtyre 3 viteve. Ky është një kusht përcaktues për ët pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik të vendit. Pas zgjedhjeve ne vendosëm një partneritet shumë të mirë me të gjitha qeveritë vendore të vendit.”

Kryeministri Berisha pasi bëri një përmbledhje të të gjitha nismave të qeverisë shqiptare në funksion të decentralizimit të pushtetit lokal, kërkoi nga opozita bashkëpunim për të kaluar në parlament  ligjin për ndarjen e re territoriale të cilin ai e cilësoi si thelbësor./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka