Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mijëra qirinj janë ndezur mesnatën e mbrëmshme duke u gdhirë e diela në kujtim të ringjalljes së Krishtit. Besimtarët ortodoksë një javë pas pashkëve katolike, kremtojnë triumfin e pushtetit të Perëndisë. Ngjallja e Krishtit sjell për ta një frymë shprese. Është pritur ora 12 për të festuar ringjalljen, e kryer ritin e dikurshëm të thyerjes së vezëve, lyer me gjakun e Krishtit.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u shpreh, se Jezuzit iu dha pushtet në qiell dhe mbi dhe. Jezuzi gozhdoi mëkatet e të gjithëve në kryq, vrau vdekjen e na dhuroi të gjithëve jetën, u shpreh ai.

Në kishën ortodokse, besimtarët ishin prezentë në meshën e kësaj të diele. Janë lutur e ndezur qirinj për shpirtrat e vdekur, por dhe për mbarësinë e të gjallëve, pasi zoti për ta mbetet bashkëvuajtësi në dhembjen e çdo njeriu. Tek të gjithë, të paktën sot mbizotëroi falja e jo hakmarrja. Ortodoksit, shenjtin e tyre Jezu Krisht nuk e shohin si person të largët e të humbur në të kaluarën, ai është i gjallë, i ngushëllon dhe frymëzon shpesh ata./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti