Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në selinë e kishës Ortodokse shkuan për të uruar Krishtlindjet krerë të politikës shqiptare. Ata nuk kanë pranuar të komentojnë ngjarjet politike, por vetëm kanë dhënë mesazhin e urimit për ditën e Krishtlindjeve.

Gazetarët ishin të interesuar të shkëpusnin mesazhin tradicional të kryeministrit. Kjo nuk u realizua dot, nga grupi i xhirimit të TV Klan, pasi një numër i tepruar truprojash, nuk ka lejonin të merrnim urimin e kryeministrit. Festën e Krishtlindjeve e ka uruar kryetari i PD Sali Berisha.

Sali Berisha:- “Një urim të përzemërt të të gjithë besimtarëve të krishterë, por të gjithë besimtarëve të zotit, këtë ditë të madhe, ditë shprese, besimi, paqe e mirëkuptimi”./tvklan.al