Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Besnik Mustafaj: “Do doja që në emër të Partisë Demokratike, ta përshëndesë deklaratën e votuar atje, ku rikonfirmohet dashamirësia e vendeve anëtare të NATO-s dhe veçanërisht e SHBA-së për Shqipërinë dhe po ashtu t’i hiqet kallaji të gjitha deklarimeve mashtruese për opinionin publik shqiptar, të dhëna deri tani nga qeveria dhe kryeministri Nano, lidhur me kalendarizimin e 2007 për anëtarësim të Shqipërisë në NATO. U rikonfirmua dhe njëherë se pengesa kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është zoti Nano dhe qeveria e tij, sepse nga pikëpamja e miqve të Shqipërisë, nuk ka asnjë pengesë. Gjithë pengesa është në qeverinë shqiptare”./tvklan.al