Muajt e fundit të këtij viti shënuan rënie të fluksit të lejeve të ndërtimit të miratuara nga KRRT-të pranë urbanistikave të rretheve dhe të bashkive. Investimet në banesa për këtë vit i kalojnë 20 miliardë lekëve. Ata që preferojnë të ndërtojnë me leje investojnë kryesisht në apartamente banimi për të vijuar me hotele, ndërtesa tregtare, industriale, objektet e kultit dhe ato kulturore.

Më tepër leje ndërtimi janë dhënë në Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lushnje dhe Tiranë. Ndërsa viti 1996 shënon numrin më të madh të ndërtimeve me leje. Sipas Institutit të Statistikave gjatë vitit 2000 janë ndërtuar me leje 100 pallate, 50 hotele, 500 ndërtesa tregtare dhe 50 industriale. Tendenca në rënie e ndërtimeve pa leje ka të bëjë dhe me forcimin e kushteve të vendosura nga KRRT në rrethe./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame