Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ju kërkoj falje për holokaustin, kanë qenë këto fjalët e presidentit gjerman Johanes Rau përpara parlamentit izraelit. Për herë të parë një autoritet gjerman ka folur gjermanisht përpara hebrenjve. Në gjuhën e cila shkakton ende të dridhura mes të mbijetuarve të holokaustit. Presidenti gjerman i ka kërkuar falje izraelit në emër të brezit të tij, fëmijve dhe të ardhmes së Gjermanisë. Më tej një buqet nderi në tempullin e atyre që mbetën kampeve të përqëndrimit dhe atyre që i mbijetuan ferrit nazist. Pas izraelit presidenti gjerman do të vizitoj Palestinën dhe Egjiptin.

Rusia dhe Nato kanë nisur negociatat. Sot kreu i aleancës Robertson ka mbrritur ne Moskë ku është pritur nga ministri i Jashtëm Ivanov. Më tej kanë qenë edhe takimet e tij me ministrin e Mbrojtjes Sergejev dhe presidentin e përkoshëm Putin. Nga të dyja palët po diskutohet mundësia e bashkëpunimit mes Natos dhe Rusisë. Kujtojmë se që nga kriza e Kosovës marrëdhënit mes dy partnerëve u acaruan së tepërmi. Moska nga ana e saj nuk lejon futjen e hundëve në punët e brendshme, ndërsa perëndimi nuk lejon krijimin e një force të shkëputur ushtarake. Rasti konkret për të është Çeçenia.

Parlamenti Europian ka dëgjuar premtimet dhe prespektiva çeke në kuadër të anëtarësimit të BE. Havel presidenti çek, ka folur duke kërkuar një frymarrje më të gjerë në pranimin e popujve të lindjes në organizmat europian. Republika Çeke në bazë të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit mendohet se do të pranohet në BE në vitin 2003./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori