Brazili ka regjistruar numrin më të lartë të pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në një ditë. Sipas shifrave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 881 pacientë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Brazil është 12.400. Mesa duket, Brazili është kthyer në vatër të pandemisë në Amerikën Latine, duke u bërë shteti i gjashtë në botë si ndër më të prekurit nga Covid-19.

Ekspertët thonë se numri i personave të infektuar mund të jetë edhe më i lartë për shkak të mungesës së testimeve në vend.

“Në Brazil po testohen vetëm ata persona që paraqiten në spital”, thotë një prej ekspertëve.

Aktualisht numri i personave të infektuar në Brazil është 177.589. Ky numër u rrit me 9 mijë të infektuar vetëm gjatë ditës së martë, duke kaluar edhe Gjermaninë që numëron 170 mijë të infektuar. /tvklan.al