Sfida kundër Italisë ka një rëndësi të madhe për Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi është një ndër emrat më të përfolur me merkaton e verës që po afron. Me të ardhmen e tij të paqartë te Çelsi, interesimet nga klubet e tjera kanë nisur.

Milani e ndjek prej javësh  22 vjeçarin dhe sipas SkySports ka nisur një skaut për të parë futbollistin në fushë.

Broja shikohet si një alternativë e mirë për të përforcuar repartin ofensiv te “Djalli” për sezonin e ardhshëm.

Por shërbimet e sulmueit kuqezi i kërkon edhe Juventusi. Trajneri i ri Tiago Mota e shikon 22 vjeçarin si zëvendësuesin e Vlahoviçit.

Te “Zonja e Vjetër” e dinë se interes për Brojën ka edhe nga klube të tjera, përfshirë edhe Milani, e duan që të shpejtojnë për të arritur një akord të mundshëm.

Broja siguroi thirrjen nga Sylvinho në kombëtare, pavarësisht aktivizimit të pakët te Fulhemi në Premier Ligë.

Lojtari u rikthye te goli në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa është i përqendruar për të ndihmuar kuqezinjtë që të bëjnë një paraqitje mbresëlënëse në Euro 2024.

Klan News