Franca e fitoi ndeshjen e parë të Euro 2024 kundër Austrisë falë një autogoli. Në “Duseldorf Arena” u luajt një sfide mjaft e luftuar.

Franca e nisi me ritëm dhe e kërkoi golin, por në vazhdim ekipi i Rangnik mbylli hapësirat dhe e shtoi presionin.

Në minutën e 38, pas një këmbënguljeje të Mbappe, Vober e futi topin në portën e tij.

Në minutën e 55, Mbappe pati një mundësi të mirë për ta çuar rezultatin në 2-0, por i vetëm përballë portierit Pentz, gjuajti jashtë.

Ne vazhdim, si Franca ashtu edhe Austria e kërkuan golin, por rezultati nuk ndryshoi.

Gjelat i gëzohen tri pikëve të mara, por Deshamps e shqetëson gjendja e kapitenit Mbappe, i cili pësoi një dëmtim serioz në hundë në fund të lojës.

Franca shkon në 3 pikë në Grupin D, po aq sa edhe Holanda. Polonia dhe Austria kanë nga zero pikë.

Klan News