Arjan Peço, specialist futbolli, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, foli për humbjen e Belgjikës ndaj Sllovakisë.

Peço deklaroi se belgët dukeshin si ekip apatik. Sipas tij, Belgjika ka lojtarë të frikshëm, por nuk fitojnë dot kompeticionet ku marrin pjesë.

“Sot dukej një ekip apatik. Nuk ishin agresivë dhe nuk vraponin shumë. Sllovakia luajti shumë mirë, e surprizoi Belgjikën. Belgjika duke kërkuar gjithë kohën barazimin, por nuk ishin të sigurt dhe të qartë.

Ka lojtarë të frikshëm dhe nuk arrij ta kuptoj sesi nuk bëhen favoritë të kompeticionit dhe të fitojnë. Në letër Sllovakinë do e mundnin pa probleme, por nuk ndodhi ashtu. Te goli i pësuar, ishte një mendjemadhësi e Doku, që e humbi dhe e pësuan.”, deklaroi Peço.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan./ tvklan.al