Zv.kryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar edhe nga Ledi Imeraj, drejtuesja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës zhvilluan një takim në Londër me të rinj nga Shqipëria mbi mundësitë e angazhimit të tyre pranë Agjencisë, si një potencial i rëndësishëm për zhvillim e vendit.

“Kemi pasur një tryezë fantastike me djem e vajza, burra dhe gra nga Shqipëria që jetojnë në Britaninë e Madhe të cilët janë plot me ide, kontributorë të rëndësishëm në sektorin ekonomik këtu. Padyshim mund të kthehen në një aset për të kontribuar në Agjencinë e Inovacionit.”

Balluku foli dhe për disa nga fushat që mund të investohet.

“Është kënaqësi e madhe të shohësh se si gjithë djemtë dhe vajzat këtu kanë ide të reja, se si e perceptojnë ndryshimin që ka pësuar Shqipëria”

Zv.kryeministrja Balluku tha se diskutimet me të rinjtë e arsimuar jashtë do të vijojnë nga drejtuesja e Agjencisë Ledi Imeraj e cila është një prej personave të kthyre në Shqipëri pas 25 vitesh pune jashtë.

Klan News