Edhe pse brenda hekurave të burgut argëtimi për të burgosurit mbetet një nga të paktat veprimtari që të kujton ditët në liri. Pas një aktiviteti sportiv të dënuarit e burgut të Rrogozhinës i kthehen realitet të trishtë të qelive të mbipopulluara.

Ne hymë me kamerën tonë në dhomat e tyre ku pamë nga afër kushtet në të cilat ata vuajnë dënimin.

I burgosur 1: “Në dhomën që kam unë mund të jetë 6 veta kapaciteti ose 7 janë 10 veta.”

I burgosur 2: “Të mira janë të mira, nuk është se ka nevojë për ndonjë gjë të madhe shumë, por disa gjëra që duhet ndryshuar.”

Pas shqetësimeve të ngritura së fundmi nga Avokati i Popullit, situatën e vështirë në burgje e pranon edhe vetë drejtoria e përgjithshme e burgjeve. Kreun i këtij institucioni Gazmend Dibra ka shfrytëzuar vizitën në burgun e Rrogozhinës për të bërë publike masat për përmirësimin e kushteve dhe uljen e mbipopullimit në burgje.

Gazmend Dibra: “Ajo që ne po i kushtojmë rëndësi më tepër është  hapja e tre institucioneve të reja që do të jenë ai i Vlorës, i Fushë Krujës dhe i Korçës do bëjë të mundur që do ulet mbipopullimi, kuptohet ulja e mbi popullimit krijon ambiente më të mira të vuajtjes së dënimit, krijon dhe kushte më të mira pune për edhe punonjësit vetë.”

Më parë kreu i përgjithshëm i burgjeve ka ndjekur një ekspozitë me punimet e të dënuarave në burgun e Rrogozhinës, një prej më të mëdhenjve në vend, aktualisht vuajnë dënimin 620 shtetas të dënuar për vepra të ndryshme penale./tvklan.al