Pas shqetësimeve të ngritura së fundmi nga Avokati i Popullit për situatën në burgjet e vendit është vetë drejtoria e përgjithshme e burgjeve që pranon gjendjen e vështirë.

Kreu i këtij institucioni Gazmend Dibra ka shfrytëzuar një aktivitet sportiv të zhvilluar në burgun e Rrogozhinës për të parë nga afër kushtet që ofrojnë qelitë e një prej burgjeve më të mëdha në vend. I pakënaqur nga ajo që ka konstatuar Dibra ka bërë publike masat që do të merren për mbipopullimin në burgje.

Gazmend Dibra: “Ajo që ne po i kushtojmë rëndësi më tepër është  hapja e tre institucioneve të reja që do të jenë ai i Vlorës, i Fushë Krujës dhe i Korçës do bëjë të mundur, që do ulet mbi popullimi, kuptohet ulja e mbipopullimit krijon ambiente më të mira të vuajtjes së dënimit, krijon dhe kushte më të mira pune për edhe punonjësit vetë.”

Në burgun e Rrogozhinës aktualisht vuajnë dënimin 620 të burgosur, më herët të dënuar nga burgjet e Peqinit, Vaqarrit dhe Rrogozhinës kanë zhvilluar një aktivitet sportiv. Ndërsa kreu i përgjithshëm i burgjeve ka vizituar një ekspozitë me punimet e të dënuarave./tvklan.al