Nëse ka diçka që e ka marrë malli, për Kastriot Çaushin ajo është që të shohë sërish kombëtaren duke luajtur.

Ai tha se mezi pret që t’i shohë kuqezinjtë të luajnë në Shtator dhe shpreson që lojtarët të kenë mësuar nga gabimet në ndeshjet e Euro 2024.

“Ky event mbaroi dhe më duket se të gjithë jemi të ngopur në një lloj mënyre. Po të më vini nesër ose pasnesër të shoh një ndeshje futbolli do bezdisesha. Gjëja që më ka marrë malli është të shikoj prapë kombëtaren shqiptare. Ta them me sinqeritetin më të madh. Mezi pres shtatorin për të parë sepse çdo pësim ka një mësim mbrapa. Unë kështu e kam nga jeta. Çdo rrëzim e ka një ngritje. Besoj që kombëtarja jonë do jetë shumë më e pjekur, shumë më e mësuar, shumë më e ditur, në mënyrë që në Shtator të ketë vënë mend, të ketë mësuar nga ato që nuk ka bërë. Megjithëse në gjykimin tim mendoj se bëri një ecuri normale. Askush nuk e mendonte”, tha Çaushi./tvklan.al