Fatmir Hajdari: “Gjykata vendosi mos pranimin e kërkesës së prokurorit për shpalljen e mos kompetencës dhe vazhdimin e gjykimit të kërkesës së kërkuesit Lulzim Basha”

Arben Kraja: “Neni 17 … i procedurës penale 11 kërkojmë përjashtimin tuaj nga hetimi i gjykimit.”

Fatmira Hajdari: “Ok citoje nenin dhe ku e mbështesni ju pikërisht tek cili ne.”

Arben Kraja: “Neni 17 … i cili thotë”

Fatmira Hajdari: “Se është e përcaktuar ku kërkohet përjashtimi i gjyqtares. Është e përcatuar në ligj dhe kamerat ta dinë ku është i mbështetur, mund ti citoni nenet.

Dhe këtë herë prokuroria ka humbur betejën e dytë ligjor me gjykatat. Pas vendimit të ditëve më parë i gjyqtarit Sokol Toma. I cili rrëzoi po kërkesën e këtij prokurori për zgjatjen e afateve hetimore për çështjen Durrës-Kukës.

Pak ditë më parë ministri i jashtëm Lulzim Basha u thirr në prokurori për tu njohur me aktet dhe akuzat e reja. Por këto akte u refuzuan të firmosen nga avokati i tij Zefj Nika.

Po atë ditë avokati depozitoi një kërkesë-padi në gjykatën e Tiranës, ku kërkonte pavlefshmërinë e veprimeve procedurale të organit të akuzës. Ky objekt gjykimi është pranuar të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Por është kontestuar nga prokurori i cili kërkoi përjashtimin e saj për njëanshmëri. Po sot në mesditë avokati i një tjetri të pandehuri të këtij procesi. Drejtori i përgjithshëm i rrugëve Andi Toma ka depozituar në prokurorinë e përgjithshme një memorie, ku i kërkon prokurorit divorcin përfundimtar në këtë proces aspak të rregullt ligjor.

Genc Gjokutaj: “E kam depozituar një memorie që ne nuk marrim pjesë. Sa kohë që prokuroria nuk është në afatet ligjore. Të cilat i detyrojnë ti kryejnë veprimet brenda saj. Atëherë neni 323 i kodit të procedurës në mënyrë taksative kërkon që brenda afatit ligjor të zgjidhet çështja o pezullim, o pushim o dërgim në gjyq. Kështu që prezumon të mirëqenë marrjen e të pandehur e të gjitha veprimeve procedurale.”

Lulzim Basha dhe Andi Toma  akuzohen nga prokuroria për shpërdorim detyre duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik. Nga zbatimi i projektit të rrugës Durrës-Kukës. Një dëm ky i cili e kalon vlerën e vetë projektit gjigand./tvklan.alGazetare: Anduena Llabani