Ditën e sotme ka qenë e ftuar në “Shije shtëpie” Chrysanthi Kalogeri për të bërë parashikimin e yjeve për këtë javë. Ajo tha se kjo javë do të jetë fatsjellëse për të gjitha shenjat duke nisur nga dashi deri tek peshqit.

Dashi

Është një periudhë shumë e mirë dhe një javë shumë e mirë për të vepruar në lidhje me familjen apo jetën tuaj personale. Në datat 26 dhe 27 mund të bëni takime të cilat mund të promovojnë jetën tuaj profesionale dhe karrierën. Nga mesi i javës mund të investoni në arredimin e shtëpisë apo duke dalë me miqtë tuaj. Ndërsa nga fundi i javës janë ditë të mira për t’i shfrytëzuar në marrëdhënien në çift. Vendimet përfundimtare duhet t’i merrni deri në fund të javës ose ngelin për t’u realizuar pas datës 15 nëntor.

Demi

Edhe për shenjën e demit do të jetë një javë shumë e mirë sidomos në datat 26 dhe 27, në të cilat do të takoni persona të rëndësishëm për jetën tuaj. Një periudhë shumë e mirë do të jetë në pjesën e dytë të javës. Do të takoni persona të dashur të jetës suaj, do të përjetoni ndonjë flirt, takime në jetën tuaj të përditshme apo me rrethin tuaj shoqëror. Nga fundi i javës e tutje nuk duhet të merrni vendime që ndryshojnë rrënjësisht apo që janë shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Duhet të prisni deri në nëntor për këto vendime ose realizojini para fundjavës.

Binjakët

Një periudhë e mirë për ju, pasi do të ndjeni se puna që keni bërë është vlerësuar. Mund të keni rritje të rrogës si mënyrë vlerësimi apo ndihmë nga prindërit tuaj. Në pjesën e dytë të javës do të merrni praktikisht dhe realisht një mbështetje financiare nga të afërmit tuaj dhe paralelisht do të kaloni çaste të bukura në çift larg syve të të tjerëve. Mos bëni ndryshime të rëndësishme as në punë, as në jetën personale. Ndërkohë duhet të vazhdoni të jeni shumë të disiplinuar dhe të përpiktë gjatë përditshmërisë suaj.

Gaforrja

Një periudhë shumë e mirë jo vetëm këtë javë, por edhe në vazhdim për shenjën tuaj. Sot do të keni lajme të mira nga larg, nga të afërmit tuaj apo gjëra që kanë të bëjnë me çështje ligjore, për plane në të ardhmen, letra, dokumenta apo studime. Nga e enjtja deri të dielën është periudha më e mirë për jetën sociale, pranoni ftesa, angazhohuni, pasi mund të takoni edhe personin që mund t’iu mbështesë në realizimin e dëshirave apo planeve tuaja. Për marrëdhinet që kanë dhënë prova të sigurta mund ta kurorëzoni këtë javë me sukses pa patur asnjë dyshim.

Luani

Këtë javë duhet të jeni në hije, të veproni pa rënë në sy të të tjerëve. Në datën 26 dhe 27 gjeni mbështetjen që do t’iu duhet për të realizuar planet dhe synimet tuaja. Nga fundi i javës dhe deri në nëntor barazohuni në ndihmën që ju doni të merrni nga të tjerët për të përmbushur synimet tuaja. Mos tregoni asgjë nga jeta juaj pa u realizuar apo finalizuar. Mos merrni një vendim rrënjësor për sa i përket aspekteve që përmendëm më lart, pasi mund të gaboni.

Virgjëresha

Një javë shumë e mirë, sidomos data 26 dhe 27, ku përfaqësuesi juaj Mërkuri ka një lidhje harmonike me Saturnin, atëherë ju keni mundësi dhe të takoni dikë me të cilin bëni një bisedë dhe pastaj gjërat mund të bëhen serioze. Mund të gjeni një bashkëpunëtor, i cili mund t’iu mbështesë në synimet dhe qëllimet tuaja. Është një ditë e mirë për të firmosur apo konfirmuar një bashkëpunim afagjatë. Pjesa e dytë e javës krijon kushte të favorshme për të udhëtuar me të dashurin apo të afërmit tuaj. Fokusohuni në pjesën e të kaluarit bukur dhe forcimit të marrëdhënieve.

Peshorja

Kjo javë do të sjellë shërimin tuaj nga një ankth që mund të keni përjetuar. Favorizohuni të gjeni një punë nëse jeni në kërkim të saj pasi do të keni sukses. Organizojeni mirë jetën tuaj këtë javë si emocionalisht ashtu edhe financiarisht. Nga mesi i saj do të merrni një ndihmë financiare nga të afërmit apo të dashurit tuaj. Ndërsa nga fundi i javës nuk duhet të merrni vendime përfundimtare që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës suaj. Prisni për më vonë për të marrë këto vendime.

Akrepi

Mund të bëni plane për të ardhmen, afatgjata që do të ndikojnë në jetën tuaj në vazhdimësi. Në datën 26 apo 27 do të keni lajme të mira për një gjë që ju keni pritur me kohë të realizohet. Do të bëni një bisedë të thellë me një person të jetës tuaj që do të keni ndikim të rëndësishëm. Nga fundi i javës duhet gjeni mundësinë të kaloni bukur me partnerët tuaj, pasi do të jetë koha e çasteve erotike.

Shigjetari

Periudhë shumë e mirë për të zgjidhur çështje që kanë të bëjnë me pronën apo familjen tuaj. Mund të merrni një kredi për të përmbyllur shpenzimet tuaja të nevojshme momentale. Duhet t’i përkushtoheni organizimit të përditshmërisë suaj për të patur një ndikim pozitiv në jetën tuaj. Fundjava do të sjellë ditët për të kaluar bukur me të afërmit apo partnerët tuaj, por duhet të keni kujdes për sa i përket vendimeve afatgjata.

Bricjapi

Duhet të jeni të vendosur me të vërtetë dhe të jeni pro bashkëpunimeve afatgjata. Duhet të takoni dikë me të cilin do të bëni plane për sa i përket jetës profesionale. Pjesa e dytë e javës do të sjellë flirt, dashuri dhe çështje që kanë të bëjnë me fëmijët tuaj që do t’iu duhet tu jepni zgjidhje. Duhet të bëni kujdes për sa i përket anës financiare dhe shpenzimeve, sidomos pas fundjavës.

Ujori

Një periudhë shumë e mirë financiare, të ardhura nga puna dhe organizimi i mirë i përditshmërisë do t’iu favorizojnë këtë javë. Paralelisht pjesa e dytë e javës do t’iu bëjë të shpenzoni për shtëpinë tuaj, për zyrën ku punoni dhe mund të bëni lëvizje që i keni menduar kohë më përpara. Sa i takon financave dhe investimeve të mëdha mund të vendosni pas datës 15 nëntor në mëyrë që vendimarrja juaj të mos jetë e gabuar. Të gjitha vendimet e rëndësishme merrini para fundit të javës.

Peshqit

Më të favorizuarit e periudhës janë peshqit. Të gjithë njerëzit e dashur do të jenë të pranishëm në jetën tuaj. Në pjesën e dytë të javës bëni udhëtime sepse ju që se keni do të gjeni personin e jetës ndërsa për ju që e keni do t’iu afrojë më shumë më njeri-tjetrin. Mos merrni vendime që janë kryesore në jetën tuaj dhe në qoftë se ndjeni se keni pengesa këto do të kalohen pa shumë vështirësi. Sa më të organizuar gjatë përditshmërisë suaj dhe jini të vendosur./tvklan.al