“Një shfaqje e veçantë ishte ajo e Tetarit Ilotopie nga Franca, që performuan në kuadër të javës kulturore. Liqeni u mbush me qindra qytetarë që shijuan numrat mbresëlënës së tyre”, raporton gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba.

Uji është skena e tyre e përhershme, ndërsa mbrëmjen e djeshme u bë Liqeni Artificial. Me kërshëri u prit dhe me duartrokitje u mbyll, shfaqja që në reflektimin e liqenit pasqyroi shprehi të përditshmërisë, pak magji dhe disa mesazhe që lidhen me diversitetin.

Kjo trupë e veçantë në mënyrën e tyre e të bërit art, ka shëtitur në mbi 60 vende të botës, ndërsa drejtuesja artistike tregon emocionet pas mbylljes.

“Ishte bukur, do të ridimensinojmë disa numra në natën e dytë, por gjithçka shkoi mirë. Kjo shfaqje i përngjan pak Lizës në Botën e Çudirave, sepse ndodhin gjëra të veçanta, por në thelb përmbajnë elementë të përditshmërisë sonë”, thotë drejtuesja artistike, Dominique Noel.

Spektakli i dhuruar prej tyre u prit me interes të veçantë edhe nga qytetarët.  Shfaqja “Fou de Bassin” mbi liqen do të luhet edhe sonte falas për publikun.

Tv Klan