Festivali Ndërkombëtar i Kitarës bën bashkë Europën këtu në Shqipëri. Kitaristë të mirënjohur nga Italia, Spanja, Holanda, Gjermania, Rusia e Austria do t’i shpërndajnë tingujt e kitarës përgjatë qershorit në disa qytete kryesore të vendit.

Mbrëmjen e kaluar skena ishte për duon e talentuar nga Austria Florian Palier dhe Melanie Hosp, të cilët në Akademisë së Shkencave bënë që të ndihen tinguj të një repertori me muzikë klasike dhe moderne.

Me shumë ndjeshmëri, ata performuan edhe Valsin Arbëresh nga kompozitori Vaso Tole.

Rrugëtimin 8-vjeçar të festivalit e quan të bukur dhe sfidues, drejtori i organizatorit dhe kitaristi Denis Bizhga.

Jo vetëm në Tiranë, por në vende ikonike si Muzueu i Onufrit në Berat, apo Kisha e Shelbuemit në Rubik e më pas në Shkodër, do të udhëtojë muzika e përzgjedhur që do të interpretohet nga virtuozët e kitares.

Si çdo edicion i mëparshëm edhe program i këtij viti do të sjellë një festë të muzikës botërore në Shqipëri.

Tv Klan