Është publikuar trajleri i parë për filmit e tretë për “Paddington in Peru”. Trajleri i publikuar i cili është pritur me shumë entuziazëm nga të apasionuarit pas kinematografisë konfirmon se ka edhe një film të tretë që tregon aventurat e ariut të ri nga Peruja.

Filmi pritet të shfaqet për herë të parë në kinema në Nëntor të këtij viti. Megjithatë nuk ka një datë fikse të përcaktuar.

Filmi i tretë është vazhdim i dy të parëve me të njëjtin titull. Paddington është një ari i ri i cili vjen nga xhunglat e Perusë.

Dy filmat e parë tregojnë  aventurat e ariut të ri në Londër. Pasi një tërmet i fuqishëm në Peru i shkatërron shtëpinë. Kështu ai nis kërkimin për një shtëpi tjetër dhe një familje tjetër të re. Dëshira për të patur një shtëpi të re e çon ariun nga Peruja në Londër, ku ai nis të zhvillojë jetën në qytet.

Por me sa duket aventurat e tij nuk paskan fund, dhe filmi i tretë na e konkretizon këtë. Amerika e Jugut do të jetë destinacioni i radhës i ariut Paddington. Ai së bashku me familjen Brown niset për të vizituar tezen e tij Lucky, e cila jeton në Shtëpinë e Arinjve që kanë dalë në pension. Por stafi i Shtëpisë së Arinjve i thotë se teze Lucy është larguar, kështu që ariu Paddington nis kërkimin e saj.

Për sa i përket kastit të aktorëve të cikët do të dublojnë zërat e personazheve të filmit, mësohet se nuk ka shumë ndryshime.

Rikthehen Ben Whishaw si zëri i Paddington dhe Imelda Staunton si zëri i teze Lucy. Hugh Bonneville do të jetë zëri i kryefamiljarit Brown, Jim Broadbent do të jetë zonja Gruber dhe Julie Walters si zonja Bird.

Megjithatë Sally Hawkins, e cila luajti zonja Brown, u përkul pas filmit të dytë dhe u zëvendësua nga Emily Mortimer.

Së bashku, dy filmat e parë fituan më shumë se 500 milionë dollarë në arkat globale dhe tërhoqën vlerësime të mira universale. Mbretëresha Elizabeth II luajti së bashku me Paddington në një segment të shkurtër video.

/tvklan.al