“Nuk e di nëse do të dal në pension së shpejti, pas dy apo tre vjetësh… Por ndoshta do ta bëj duke luajtur për Al-Nassr,” kishte premtuar Cristiano Ronaldo disa orë para ndeshjes së Ligës Saudite Pro, Al Feiha-Al-Nassr.

Portugezi në moshën 39-vjeçare, më pas shënoi për herë të 899-të në karrierën e tij profesionale duke realizuar, nga një goditje dënimi dhe duke vendosur rezultatin 2-0 për ekipin e Luis Castros.

Kishte kohë që sulmuesi nuk realizonte me goditje dënimi. Kësaj radhe ai ndryshoi mënyrën e tij të zakonshme me 7 hapa larg topit para se të godiste. Dhe në fakt rezultoi e suksesshme me gjetjen e këndit të portës kundërshtare.

Ndeshja e ligës përfundoi 4-1. Por ajo që është e interesante është se CR7 është shumë pranë arritjes së shifrës së rrumbullakosur të 900 golave në karrierën e tij.

Por kjo shifër do të ndryshojë shumë shpejt dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë. Largimi nga futbolli I luajtur është ende një horizont i largët.

Tv Klan