Përzgjidhen në formacionet e javës në Rusi e Kroaci

Mirlind Daku shkëlqeu në fitoren 2 – 1 të Rubin Kazan me Akhmat Grozny. Sulmuesi i Kombëtares dha asist dhe realizoi gol në këtë përballje, duke u bërë pjesë e formacionit të javës së 22 në kampionatin rus.

Daku mori notën 8.3 nga Sofascore, ndër më të lartat në ekipin ideal të rreshtuar 4-1-3-2.

Mirlind Daku ka shënuar 5 gola në këtë sezon të Premier League Ruse. Edhe Lindon Selahi është përfshirë në formacionin e javës, por në kampionatin kroat.

Mesfushori shqiptar i Rijeka realizoi gol në fitoren 3 – 0 të ekipit të tij me Rudes, duke marrë kështu vlerësimin nga faqja Sofasore që e vendosi mes më të mirëve në rreshtimin 3-1-4-2.

Ky ishte goli i katërt sezonal për 25-vjeçarin, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren. Rijeka kryeson kampionatin kroat me 62 pikë.

Tv Klan