Trajneri Julian Nagelsmann është i lumtur me performancën e Gjermanisë në suksesin kundër Danimarkës. ‘Pancerat’ triumfuan me rezultatin 2-0 kundër skandinavëve në një sfidë plot me episode, nga ndërprerja e lojës e deri te episodet e zgjidhura nga VAR. Sipas gjermanit, teknologjia e ka bërë lojën më të drejtë.

“Një ndeshje me plot episode. Ndërprerjet, kontrollet nga VAR, gol, jo gol, penallti, jo penallti! Shumë elemente që prekin gjendjen fizike të një lojtari. Por kishim mbështetje maksimale nga fansat. Fakti i të qenit favoritë na shtynte të kërkonim golin, por rivali na e bëri të vështirë. Më bën krenar fakti që djemtë e kuptuan se sa të zotë janë në fushë dhe e fituam këtë ndeshje.”

Tekniku i Danimarkës Kasper Hjulmand nuke fsheh mërzinë për eliminimin nga Euro 2024 në një ndeshje që u vendos nga episodet dhe VAR.

Danezëve iu anulua një gol, më pas në dëm të tyre u dha një penallti pas kontrolleve me VAR.

“Në fillim dua të përgëzoj Gjermaninë për fitoren! Në 15 minutat e para patëm shumë preison. Më pas, loja u bë më e barabartë dhe u vendos nga dy vendimet e VAR. Kam foton, ishte një centimeter. Sa i përket statistikave dhe shifave, nuk ka sens. Nuk duhet ta përdorim në mënyrë të tillë VAR. është një centimetër e pas pak minutave, ishte penallti. Jam lodhur me rregulla qesharakë të prekjes së topit me dorë. Nuk u kërkojmë dot mbrojtësve tanë të vrapojnë me duar të mbledhura. Nuk është natyrore!”

Skandinavët kthehen në shtëpi duke u eliminuar në raundin e të16-ve, ndërsa ‘pancerat’ vazhdojnë përgatitjet për takimin në çerekfinalet e eventit.

Klan News