Sonila Meço: “Mirëmëngjesi shikues të televizionit Klan, ne jemi në transmetim të drejtpërdrejtë, po afrohet ora 3, ashtu siç ju kishim premtuar do të jemi në këtë transmetim të debatit të dytë të rëndësishëm të garës presidenciale, kësaj here është debati i parë dhe i vetëm i kandidatit për zëvendës president Sara Palin e republikanëve dhe Joe Biden i demokratëve, një debat i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm madje është menduar se mund të ndryshojë edhe dinamikën e garës për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Është një garë e cila vjen pas një momenti shumë të rëndësishëm, kornizës financiare dhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe debatit të parë presidencial mes dy kandidatëve për kreun e shtëpisë së bardhë Obama dhe Mccain…”

Eduart Zeloshnja: “Ishte përsëri kënaqësi dhe siç thashë dhe herën tjetër do kisha ndenjur zgjuar për ta parë këtë, jam shumë kurioz edhe vetë.”

Joe Biden: “Guvernatore është një kënaqësi që takohemi bashkë, mendoj se nuk është asnjëra prej tyre, por politikat ekonomike të këtyre 8 viteve të fundit ishin më të këqijat që ne kemi pasur ndonjëherë, shembulli kryesorë është ajo që ndodhi në Wall Street. Nuk mendoj se kemi nevojë për shumë shembuj për të kuotuar se çfarë po ndodh atje. Barack Obama pasqyroi 4 kriteret bazë për çdo plan shpëtimi të ekonomisë, ai tha që dihet të kemi një plan mbikëqyrjeje dhe së dyti duhet të fokusohemi mbi Main Street-in aty ku janë punonjësi e thjeshtë, por edhe taksapaguesit dhe të sigurohemi që drejtuesit e kompanive në Wall Street nuk përfitojnë nga ky plan. Si pasojë na sjell në themelet e mosmarrëveshjeve mes 2 palëve republikanëve dhe demokratëve. Ne besojmë se do të ndryshojmë plotësisht fokusin e politikave për ekonominë.”

Sara Palin: “Mendoj se barometri më i mirë këtu është që të shqyrtojmë nëse jemi në një pikë të mirë apo të keqe për ekonominë. Po t’i pyesim amerikanët si ndiheni aktualisht për ekonominë jam e sigurt që do të shohim shenja të thella frike. Frikë për investimet, frikë se si do t’i përballojmë shpenzimet për të dërguar fëmijët në shkollë, frikë për të marrë një kredi, frikë për të punësuar njerëz. Sara Palin theskon edhe një herë nevojën për mbikëqyrjen e politikave për ekonominë sidomos në Wall Street. 2 vjet më parë ishte pikërisht John Mccain që bëri thirrje për politika më të ashpra për ekonominë në Wall Street. Alarmi është dëgjuar kohë më parë falë John Mccainit edhe insistimit të tij, i cili madje pezulloi fushatën duke vënë ekonominë dhe vendin e tij në radhë të parë.”

Joe Biden: “Deri 2 javë më parë John Mccain tha se bazat e ekonomisë amerikane ishin të forta, ai tha George kemi bërë progres shumë të fuqishëm për ekonominë dhe më pas ai pranoi se kemi një krizë ekonomike.”

Sara Palin: “Kur John Mccain tha se ekonomia ishte e fortë ai ju referua punonjësve, forcës së punës në Shtetet e Bashkuara. Sara Palin tregon se është krenare që i është bashkuar një force të madhe fushatës së John Mccain. 96% të votave të John Mccain kanë qenë në linjë me Partinë Republikane, por edhe në fokus për të mirën e amerikanëve, të cilët sigurisht që janë të lodhur me politikën e vjetër. Unë i besoj ditët tuaja në senat, por besoj që amerikanët kanë nevojë or ndryshim, për energji prandaj mendoj që duhet të dërgojmë këtë njeri të mrekullueshëm nga senati në Uashington direkt në shtëpinë e bardhë.”…/tvklan.al