Një ditë pas takimit formal me Presidentin e Republikës, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e gjendur në Shkodër në kuadër të vizitës delegacionit parlamentar austriak, ka deklaruar se kalimi në Kuvend i 5 dekreteve të presidentit do të marrë fund pas shqyrtimit të kandidaturave në Komisionin e Ligjeve.

Jozefina Topalli: “Ka fillu në Komisionin e Ligjeve shqyrtimi, sapo ta mbaroj punën komisionet përkatëse kalojnë menjëherë automatikisht pastaj në seancë”.

Sipas saj shqyrtimi i dekreteve të presidentit është në koherencë të plotë me procedurat ligjore dhe kushtetuese.

Jozefina Topalli: “Ka një vullnet për të respektu kushtetutën, për të respektu vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Është Kuvendi institucioni themelor, por gjithnjë që funksionon mbështetur në parimin e Check and balance, por ky parim është i rëndësishëm që të respektohet nga të gjitha institucionet”.

Ndërkaq delegacioni parlamentar austriak i kryesuar nga Volfang Grosbruch, ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Shkodrës e cila i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”./tvklan.al

Gazetar: Simon Shkreli