Të gjitha bebet që kanë lindur nga data 1 janar e këtij viti do të kryejnë për herë të parë vaksinën Pentavalente, e cila mbron nga 5 sëmundje: Difteria, Tetanosi, kolla e mirë dhe Hepatiti B dhe për herë të parë vaksina mbron nga Meningjiti. Kjo vaksinë ka nisur të injektohet te të gjitha bebet që janë  2 muajsh.

Anila Godo:Në kalendarin e vaksinimit, një vaksinë e re që është vaksina kundër hemofilus influence tip B, që është një vaksinë e cila mbron nga shuam patologji të sistemit respirator, por mbi të gjitha nga një patologji mjaft e rëndësishme që është Meningjiti, nga ky lloj hemofilus. Pra nga hemofilus influence e tipit B, i cili është një Meningjit që ka mortalitetit mbetet në një mortalitet që meriton një rëndësi të veçantë.”

Vaksina Pentavalente  mbron nga 5 sëmundje, redukton edhe numrin e injeksioneve që kryhen tek vogëlushët.

Alban Ylli:Në Shqipëri ne kemi ofruar vaksinën Trevalente ose tre vaksinën kolla e mirë, pertusis, tetanosi edhe Difteria ndërkohë që është ofruar edhe Hepatiti B si një vaksinë e veçantë. Vaksina E RE hemofilus influence tip B, bashkohen me këto të katërta dhe jepen me një çmim të vetëm.”

Vaksina Pentavalente do të kryhet në 3 doza, kur bebi bën 2 muaj, 4 muaj dhe 6 muaj. Vaksina kryhet falas për të gjithë vogëlushët, ndonëse ka një kosto blerje prej 3.2 dollarësh./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri