Përpunimi i naftës bruto dhe gazit të lëngshëm në portin e Vlorës ka hapur një tjetër polemikë që ka të bëjë me sigurinë publike dhe ndotjen e ambientit në këtë qytet. Shkas për këtë është bërë një kërkesë e bashkisë së Vlorës drejtuar autoriteteve portuale, lidhur me parametrat e sigurisë në impiantet e përpunimit të naftës dhe gazit të lëngshëm. Sipas drejtuesve vendore atyre u është refuzuar dhënia e informacionit mbi rrezikshmërinë e këtyre impianteve duke rritur shqetësimin e qytetarëve.

“Është dërguar shkresë zyrtare dhe ministrit të Punëve Publike të Transportit dhe të Telekomunikacionit zotit Sokol Olldashi, gjithashtu është vënë në dijeni dhe kryeministri i vendit zoti Sali Berisha. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtarë nga këto institucione lidhur me masat e sigurisë që ofron port detar i Vlorës në përpunimin e këtyre anijeve”.

Nga ana e tyre autoritetet portale shprehen, se siguria në impiantet e përpunimit të naftës dhe gazit mbikëqyret rreptësishtë nga ekspert të kapitenenerisë së portit dhe specialist të mjedisit. Ata shprehen se problemi i impiantit të naftës dhe gazit do të zgjidhet në përfundimin e ndërtimit të portit të Petroliferes.

Kreshnik Alimerko: “Duke qenë se nuk ka pasur një terminal të përcaktuar as në Durrës dhe as në Vlorë një terminal të definuar për të shkaktuar gazin e lëngshëm është përcaktuar porti i Vlorës për të bërë shkarkimin e këtij produkti. Importin e Vlorës tashmë prej 3 muajsh ka filluar të funksionojë një instrukturë e re sipas detyrimit ligjorë i sigurisë portale. Është përpunuar një rregullore e brendshme  përpunimit të lëndëve me rrezikshmëri të lartë ndaj zjarrit dhe eksplozionit”.

Porti i Vlorës është i vetmi ku lejohet përpunimi i gazit dhe i naftës edhe pse në vitin 2002, është kërkuar pezullimi i këtij procesi./tvklan.al