Selia e Shenjtë e Bektashinjve është vizituar nga një delegacion i Parlamentit të Rumanisë. Deputetët u pritën nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i njohu me historinë e besimit dhe i shoqëroi gjatë vizitës së tyre në Oedonin pranë Selisë së Shenjtë.

Duke theksuar se miqësia mes dy kombeve është e njohur që nga rilindasit tanë të parë.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror: Duke parë edhe vlerat mes dy kombeve tona, të cilët kanë qenë shumë të lidhur që edhe Rilindja Kombëtare, një pjesë e mirë e rilindasve kanë ardhur nga Bukureshti për të përhapur pavarësinë, demokracinë, paqen mbarë njerëzore. 

Vasile-Daniel Suciu, nënkryetar i Parlamentit të Rumanisë: Burimi i të mirës në këtë botë është gjithmonë besimi tek Zoti dhe vëllezërit e besimit është mirë që të vizitohen reciprokisht sa herë të kenë raste. Të gjithë njerëzit i dinë këto marrëdhëniet e posaçme që kanë midis popullit rumun dhe popullit shqiptar.

Pak kohë më parë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vizitoi Rumaninë ku u prit nga krerët më të lartë të klerit dhe politikës.

Ai vizitoi vendet ku shqiptarët kanë lëne gjurmë dhe dha mesazhe bashkimi dhe paqeje mes dy kombeve mike.

Klan News