Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pajisja e biznesmenëve me pasaporta speciale është kërkuar sërisht sot nga asambleja, kryesia e bashkimit të dhomave dhe komuniteti i bisnesit. Katër vitet e aktivitetit të bashkimit të dhomave të tregtisë, janë ridiskutuar arritjet dhe pengesat mes pjestarëve të ketij institucioni publik.

Ky institucion i cili përfaqëson interesat e biznesit në nivel kombëtar është përpjekur të jetë një organ centralizues dhe jo komandues. Kjo punë pak vjeçare ka pasur edhe pengesa por që veçanërisht është shtrirë në lidhjet me organizmat analoge të vendeve të tjera. Pas shumë përpjekjesh është arritur të dal vendimi i këshillit të ministrave për pajisjen më pasaporta speciale të këtyre biznesmenëve. Por ka nëntë muaj që nuk veprohet për zbatimin e këtij veprimi. Urdhëri i dal nga Drejtoria e Përgjithshmë e Doganave për kryerjen e veprimeve vetëm të atyre subjekteve që janë anëtarësuar pranë dhomave të tregtisë bëri që të rritet numri i anëtarëve në dhomë.

Nëpërmjet seminareve, mbledhjeve, promovimeve të këtyre dhomave është ngritur niveli i trajtimeve të problemeve të ndryshme që ka komuniteti i bizneseve sot./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti