Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis fushatën për deklarimin real të të ardhurave nga subjektet që operojnë në sektorin e turizmit si shërbime plazhi, bare restorante struktura akomoduese, makina me qira, transport ndërqytetas etj.

Administrata tatimore përmes një letre drejtuar këtyre subjekteve bën të ditur se përmes aplikimit të shkallës së reduktuar të tatim fitimit 6% shumica e këtyre aktiviteteve duhet të ndërgjegjësohen në vetëdeklarimin e saktë të faturave të lëshuara, pagat dhe numrit të punonjësve apo kontratat e qirammarrjes.

Mospërmbushja e ketij detyrimi sipas drejtorise se që bizneset në fjalë të kategorizohen si subjekte me risk, ndaj të cilëve do te ndërmerren veprime verifikuese dhe monitoruese në vend.

Tv Klan