Pushuesit e shumtë që kanë frekuentuar këtë verë plazhin e Durrësit, nuk kanë mundur ti shpëtojnë infeksioneve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga uji i ndotur dhe papastërtitë përreth.

Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në spitalin rajonal të qytetit me infeksione të rrezikshme në lëkurë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Flluska në trup, temperaturë, skuqje dhe irritim i lëkurës janë disa nga simptomat e këtyre infeksioneve.

Më të ekspozuar janë kryesisht fëmijët dhe moshat e reja të cilat tregojnë më pak kujdes gjatë plazhit.

Mira Demiri: “Duke qenë se Durrësi është zonë detare që shtohet dhe numri i popullsisë edhe nga plazhistët edhe nga refugjatët që vijnë dhe kjo reflektohet edhe në vizitat tona dermatologjike që janë shtuar shumë. Ndër diagnoza që spikasin më shumë kanë të bëjnë ato që lidhen me infeksionet sidomos tek kalamajtë e vegjël. Kanë të bëjnë dhe diagnoza të tjera siç është dermatitet solare nga ekspozimi i pakujdesshëm në diell.”

Autoritetet mjekësore shprehen se kurimi jo në kohë i këytre infeksioneve mund të jetë me pasoja serioze për shëndetin e qytetarëve. Ata rekomandojnë shpërlarjen e turpit me ujë të pastër si dhe përdorimin e peshqirëve në mënyrë që të shmanget kontakti drejtpërdrejt i lëkurës me rërën apo shezlongët.

Disa prej plazheve në bregdetin e Durrësit janë klasifikuar me ndotjen më të lartë se normat e lejuara. Fakt ky që nuk ka penguar pushuesit të lahen në këto ujëra./tvklan.al