Tregtimi i gazit të lëngshëm në qytetin e Durrësit bëhet jashtë normave të lejuara, çka rrezikon edhe jetën e banorëve. Shitja e bombolave me gaz për ngrohje dhe gatim kryhet në ambiente të papërshtatshme si poshtë pallateve apo banesave të tjera të populluara.

Sipas qytetarëve nga ana teknike bombolat janë të amortizuara gjë që përbëjnë një rrezik për jetën e tyre.

Qytetari 1: “Bombolat duhet të kontrollohen nga shteti, të ketë një kontroll të rreptë sepse janë shumë të vjetruara unë i shoh.”

Qytetari 2: “Paraqesin rrezikshmëri në çdo kohë. Ka vende të posaçme për tregtimin e tyre dhe mendoj se në vendet ku janë të caktuara aty duhet të tregtohen.”

Qytetari 3: “Të gjitha janë jashtë rregullave të sigurimit teknik. Asnjë bombol nuk duhet të trajtohet poshtë ambienteve të banuara.”

Qytetarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të mos lejuar shitjen e bombolave në kushte të pa përshtatshme dhe gjobitjen e atyre që tregtojnë pa licencë./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi