Familjarët sot kujtojnë të afërmit që humbën mëngjesin e 26 Nëntorit me qiri dhe lule

Sot bëhen dy vite nga tërmeti shkatërrimtar që rezultoi me një bilanc tragjik prej 51 viktimash. Një goditje me magnitudë 6.4 ballë goditi Shqipërinë në orën 03:54 të 26 Nëntorit 2019.

Për pasojë pati pallate e banesa të shembura, ndërtesa të rrënuara dhe shumë persona të plagosur. Por ajo që e bëri tragjike këtë ditë ishte fakti se 51 jetë, pjesa më e madhe nga Durrësi dhe Thumana, u shuan pasi mbetën nën rrënoja. Fëmijë që nga mosha 2 vjeç, të rinj e të moshuar ishin mes personave që nuk mundën t’ia dilnin.

Të gjithë jemi njohur ato ditë me historinë e familjes Lala në Durrës, familjes Cara në Thumanë, familjes Çupi, historinë e Saimir Grekut, i cili mundi të dilte nga rrënojat pasi disa orësh, por për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli të mbijetonte. Esiela Karanxha, 8 vjeç në Durrës, humbi jetën nën rrënojat, nën krahët e së ëmës, Dienës.

E teksa shqiptarët kujtojnë viktimat dhe ankthin e asaj nate, dy vite pas tërmetit shumë familje të prekura presin të hyjnë në shtëpitë e reja.

20 familjet e para morën banesa të rindërtuara në Tiranë ndërsa janë gati brenda pak ditësh qindra apartamente dhe shtëpi individuale për t’ju dorëzuar familjeve të pastreha të cilat në dy vite u trajtuan me bonus qiraje.

Qeveria është e angazhuar që ky proces i strehimit të përfundojë sa më shpejt ndërsa ka avancuar me rindërtimin e shumë objekteve arsimore te rindërtuara.

Nga ana tjetër në buxhetin e 2022 ka shtuar bonusin e qirasë për strehimin e familjeve. Kryeministri është zotuar se viti 2022 do të jetë viti i zhdukjes së çdo gjurme nga tërmeti dhe përfundimi i objekteve kryesore të rindërtuara.

Kush ishin viktimat e tërmetit tragjik

  1. Sahadete Lala, 79 vjeç
  2. Ilir Lala, 52 vjeç
  3. Marjeta Lala, 31 vjeç
  4. Griselda Lala, 19 vjeç
  5. Amelia Lala, 9 vjeçe
  6. Emilio Lala, 6 vjeç
  7. Dionis Lala, 2 vjeç
  8. Dionisa Lala, 2 vjeç
  9. Fatmira Cara, 53 vjeç
  10. Hasan Cara, 18 vjeç
  11. Anthi Cara, 72 vjeç
  12. Almir Cara, 29 vjeç
  13. Stela Zvergeci, 21 vjeçe
  14. Erisa Cara, 28 vjeçe
  15. Eduard Reci, 54 vjeç
  16. Dolora Reci, 49 vjeç
  17. Kristi Reci, 25 vjeç
  18. Klaus Reci, 21 vjeç
  19. Klement Çupi, 37 vjeç
  20. Hajredin Çupi, 66 vjeç
  21. Lutfie Çupi
  22. Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
  23. Isah Abazi, 29 vjeç
  24. Shemsedin Abazi, 32 vjeç 
  25. Esiela Karanxha, 8 vjeçe
  26. Diena Karanxha
  27. Eviola Broshka, 28 vjeçe
  28. Saimir Greku, 31 vjeç
  29. Pëllumb Greku, 57 vjeç
  30. Çelike Greku
  31. Hajrie Vata, 65 vjeçe,
  32. Rolejdi Vata, 7 vjeç
  33. Drita Cakoni, 15 vjeç
  34. Kastriot Cakoni, 58 vjeç
  35. Kristian Preçi, 26 vjeç
  36. Ersid Hoxholli , 32 vjeç
  37. Aderina Kadili
  38. Sadik Qato, 85 vjeç
  39. Rozeta Mecja, 59 vjeç
  40. Sotiraq Misha , 49 vjeç
  41. Nafije Rexhepi
  42. Flatar Zenelaj, 64 vjeç
  43. Xhuljeta Gjana, 60 vjeç
  44. Bukurie Leka, 80 vjeç
  45. Fatmira Cuka, 44 vjeç
  46. Sardi Cuka, 19 vjeç
  47. Selvie Lala, 77 vjeç
  48. Arjela Lala, 4 vjeç
  49. Bukurie Leka
  50. Diestela Steneci
  51. Xhesika Biqiku, 20 vjeç/tvklan.al