Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me Vullnetarët për Ndryshim ka zgjedhur një rrugë në bllokun Mine Peza, për t’u bërë thirrje kryeqytetasve që të marrin pjesë ditën e diel në mitingun në përkujtim të 1-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit.

Gjatë takimit me kryetarin socialist, qytetarët janë ankuar për propagandën e qeverisë. Mitingu i PS në 15 Mars u cilësuar nga Rama, si manifestim jo politik.

Edi Rama: “Lajmëroni të gjithë familjarët sepse nuk duam të bëjmë një miting partie, duam të bëjmë një manifestim qytetar që si qytetarë të jemi të bashkuar sepse vetëm së bashku si të gjitha vendet e qytetëruara mund t’i përballojmë të këqijat, mund t’i shërojmë plagët, mund t’i zgjidhim problemet”.

Turi i kryetarit socialist së bashku me Vullnetarët për Ndryshim po shtrihet në të gjitha lagjet e kryeqytetit me apelin për t’u bashkuar të gjithë në sheshin Skënderbej./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami