“Ne i kërkojmë partive, shoqatave dhe individëve të ndryshëm që të mos politizojnë hallet dhe problemet tona sepse nuk bëjnë gjë tjetër veçse e vështirësojnë zgjidhjen e tyre. Ne nuk kemi nevojë për ndihmë apo mbështetje vetëm para kamerave të televizioneve me njerëz të përzgjedhur dhe vetëm kur afrohet data e përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit që i mori jetën 26 viktimave. Ne nuk duam që partitë, pra elektorati në këmbim të disa votave partive dhe shoqatave të caktuara të përdorimit humbjen e të afërmve tanë në fatkeqësinë tonë për fushatë elektorale në këmbim të disa votave.”/tvklan.al