Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ushtria shqiptare i ka vënë në lëvizje efektivët e garnizonit të Shkodrës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Pëllumb Qazimi, inspektoi njësitë e brigadës së mekanizuar të Vaut të Dejës. Kjo brigadë, ka perfeksionuar veprimet luftarake në rast nevoje, që nga dhënia e kushtrimit e deri në realizimin e objektivave luftarake dhe humanitare.

Gjithashtu qendrat e mobilizimit në qytetin e Shkodrës, Koplikut dhe Pukës, po koordinojnë veprimet e tyre të cilat përkojnë me fazën e dytë të mobilizimit të ushtarëve të rinj./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame