Publikimi i të dhënave për Censin e popullsisë dhe banesave prodhoi informacion lidhur me plakjen e popullsië si shkak i rritjes së nivelit të emigracionit dhe përkeqësimit të treguesve të lindshmërisë.

Demografja Emira Galanxhi thotë se këto rezultate duhet të përkthehen në politika sociale me në fokus çiftet e reja dhe moshën aktive në punë.

Emira Galanxhi: Nuk mjafton të japësh 800 mijë Lekë për një lindje. Ti duhet të bësh kopshte që rrinë deri në 7 pasdite, të kenë një shtëpi me interes banke 0.

Debate ka patur edhe për rezultatet etn-kulturore, numri i të cilëve ka ardhur në rënie. Eksperti demograf, Arjan Gjoncaj thotë se për pyetjet me vetëdeklarim, pjesa dërrmuese e tyre u shprehën se janë shqiptarë.

Arjan Gjoncaj: Në regjistrin e 89-ës, grekë si minoriteti më i madh në Shqipëri ka pasur 56 mijë. Në qoftë se popullsi do të ishte 4.8 milionë dhe është 2.4 milionë, domethënë 50% e shqiptarëve në mënyrë të përgjithshme mund të kenë ikur. Çuditemi se edhe grekët në të njëjtat kushte janë larguar, nuk janë larguar për arsye të ndryshme nga pjesa tjetër e shqiptarëve.

Në Censin e popullisë dhe banesave, koeficenti refuzimit rezultoi 0.6%, teksa për drejtuesen e këtij institucioni, Elsa Dhuli i gjithë procesi u shoqërua nga transparenca dhe profesionalizmi. Sipas saj, publikimi i rezultateve brenda 6 muajsh konsiderohet arritje.

Tv Klan