Pas një heshtje të gjatë artisti Abaz Hado është rikthyer fuqishëm me një ekspozitë personale të çelur në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë, ku dhe punon aktualisht. Janë rreth 50 punime të tij kryesisht në grafi, spunton e të cilave e merr nga jeta e përditshme, e ndërsa piktura tek ai shërben si një moment relaxi.

Abaz Hado: “Këto janë punimet e 3 viteve të fundit. Unë kam.. gjithmonë kam synuar të prekë në të 2 krahët por grafika është e parapëlqyera dhe aty kam më shumë.. kam dhënë më shumë mundë, më shumë arritje dmth në kuptimin më shumë vepra”.

E për të ekspozuar punimet e tij Hado ka zgjedhur një ambient sa më pranë publikut. Historiani dhe kritiku Moikom Zeqo, pasi këqyr grafikat e mikut të tij arrin në idenë e një grafisti të pjekur.

Moikom Zeqo: “Grafika mund të flasë më shumë nga njëherë se sa tablotë me ngjyra. Mua më duket që Abazi ja ka arritur, ka krijuar stilin e tij të veçantë, është një stil i hollësishëm, tepër i studiuar”.

Hado njihet si autor i mjaftë ekspozitave personale dhe kolektive në Gjermani, Spanjë, Barcelonë, Holandë e të tjerë. Prej 3 vitesh ai drejtojë një nga institucionet më të mëdha të artit pamorë, Galerinë e Arteve./tvklan.al