Në orën 15:00 do të luhet derbi ballkanik Kroaci-Shqipëri në Hamburg, ndeshja e dytë e Euro 2024.

Gazetari dhe komentatori i Tv Klan, Alban Xhihani, ndodhet në Hamburg. Brenda stadiumit ku do të luhet sfida, Xhihani tregoi në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan përgatitjet e fundit që po bëjnë autoritetet e stadiumit, që gjithçka të jetë gati.

Sa i përket formacionit të Shqipërisë, trajneri Silvinjo pritet që të bëjë ndryshime. Alban Xhihani thotë se asgjë nuk dihet zyrtarisht. Silvinjo deri tani është hermetik. Sipas Xhihanit, tekniku i kombëtares mund t’i ketë konkluduar ndryshimet në formacion mbrëmjen e së martës pas stërvitjes së futbollistëve.

Megjithatë, ndryshimet që mund të ndodhin janë Hysaj-Balliu, Ismajli-Ajeti dhe Arbër Hoxha-Taulant Seferi.

Pjesa tjetër e formacionit me shumë mundësi nuk do të preket.

Tv Klan