Ivan Balliu ka lindur në Spanjë ku aktualisht është pjesë e Rayo Vallecano. Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë është grumbulluar nga Sylvinho, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë.

Me shpresën që do të vijë edhe radha e tij, ai ka analizuar për katalansen “Mundo Deportivo” lojën e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, duke treguar edhe si mund të arrijnë një rezultat pozitiv.

Ivan Balliu: Kundër Italisë patëm atë rast me Manajn në minutat e fundit. Ndaj Kroacisë morëm atë pikë edhe pse mendoj se meritonim akoma më shumë. E dimë që ndaj Spanjës do të jetë e vështirë dhe do të vuajmë. Por të jemi në lojë deri në minutat e fundit që të sigurojmë një rezultat të mirë.

Balliu luan çdo javë me lojtarët e përfaqësueses spanjolle që e quan të një tjetër niveli.

Ivan Balliu: Nuk më çudit asgjë nga Spanja. Futbollistët i njoh shumë mirë. E vuaj në kampionat. Spanja luan shumë mirë, është tepër agresive dhe kur ka topin në zotërim është tjetër nivel.

Ivan Balliu është pjesë e Shqipërisë prej 2017 dhe është aktivizuar në 13 ndeshje.

Tv Klan