Lamine Yamal regjistroi disa rekorde ndërsa Spanja u shpall kampionia e Euro 2024 këtë verë. Adoleshenti i Barcelonës u bë golashënuesi më i ri në historinë e turnet dhe u fitoi çmimin “Lojtari i Ri” i europianit.

17-vjeçari tani mund të shtojë një tjetër arritje në koleksionin e tij tashmë në “lulëzim”, pasi goli i tij mahnitës në gjysmëfinale kundër Francës u emërua zyrtarisht Goli i Turneut EURO 2024.

Goli i Yamal u përzgjodh nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s si më i miri nga të gjithë. Goli me godtijen “biçikletë” i Jude Bellingham për Anglinë kundër Sllovakisë që u rendit i dyti në listën me 10 gola.

Këtu janë top 10 golat e Euro 2024

  1. Lamine Yamal, Spanjë 2-1 Francë (09/07, gjysmëfinale)
  2. Jude Bellingham, Angli 2-1 Sllovaki, (30/06, raundi i 16-të)
  3. Xherdan Shaqiri, Skoci 1-1 Zvicër (19/06, ndeshja 2)
  4. Nicolae Stanciu, Rumani 3-0 Ukrainë (17/06, ndeshja 1)
  5. Arda Güler, Turqi 3-1 Gjeorgji (18/06, ndeshja 1)
  6. Mert Müldür, Turqi 3-1 Gjeorgji (18/06, ndeshja 1)
  7. Fabián Ruiz, Spanjë 3-0 Kroaci (15/06, ndeshja 1)
  8. Ollie Watkins, Holandë 1-2 Angli (10/07, gjysmëfinale)
  9. Mattia Zaccagni, Kroacia1-1 Itali (24/06, ndeshja 3)
  10. Xavi Simons, Holandë 1-2 Angli (10/07, gjysmëfinale)

Më herët të martën, UEFA zbuloi edhe 11-shen më të mirë të turneut.

/tvklan.al