Trajneri Alban Bushi, mendon se finalja e Europianit do të shkojë me penallti.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, në prag të sfidës Spanjë-Angli, Bushi theksoi se do të jetë një ndeshje e “pisët” dhe do të fitojë skuadra që duron më shumë.

“Unë mendoj se do të shkojë me penallti. Finalen luhen për tu fituar. Secili është përgatitur për ta fituar në çdo mënyrë këtë ndeshje. Do të jetë një ndeshje e ‘pisët’, ai që do të durojë më shumë, do të fitojë. Lojtarët duhet ta shijojnë në maksimum këtë ndeshje. Spanjollët i pashët të relaksuar. Nuk mendoj se do të kenë ndonjë emocion të madh.”, deklaroi Bushi.

Finalja Spanjë-Angli, do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan. /tvklan.al