Kjo e diel, rezervon finalen e madhe të Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë. Dy kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë në fund edhe trofeun e kampionit.

Dy trajnerët kanë përgatitur përballjen deri në detaje dhe kanë gati 11 “luftëtarët” e tyre.

Nuk pritet të ketë shumë ndryshime sa i përket formacioneve, në krahasim me ndeshjet e kaluara, pasi De La Fuente dhe Southgate, do i besojnë lojtarëve që i sollën deri këtu.

Spanjës i rikthehen dy lojtarë shumë të rëndësishëm, si Carvajal dhe Le Normand, të cilët projektohen titullarë. Nuk priten surpriza as në 11-shen e Anglisë.


FORMACIONET E MUNDSHME:

Spanja: Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Trippier; Foden, Bellingham; Kane. /tvklan.al