Turqia dhe Gjeorgjia nisin rrugëtimin në Europian, me përballjen mes tyre, të vlefshme për Grupin F.

Dy skuadrat duan ta fillojnë me këmbën e mbarë këtë turne dhe për këtë arsye synojnë fitoren.

Në historikun mes tyre, Turqia dhe Gjeorgjia, numërojnë pesë përballje me njëra-tjetrën. Statistikat anojnë në favor të turqve, me tre fitore, kundrejt 1 fitoreje të gjeorgjianëve, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim.

Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët, kanë zbuluar titullarët për këtë takim. Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Gunok, Akaydin, Kokcu, Guler, Calhanoglu, Bardakci, Muldur, Yildiz, Kardioglu, Yilmaz, Ayhan.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kverkvelia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Mekvabishvili, Tsitaishvili, Mikautadze. / tvklan.al