Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand i gëzohet faktit që do të vijojë rrugëtimin në Kampionatin Europian. Ai pret që skuadra të rrisë nivelin e performancës së tyre në duelin e radhës ndaj Gjermanisë, që vlen një vend në raundin çerekfinal të kompeticionit.

“Me të vërtetë e dua futbollin gjerman dhe të luaj kundër Gjermanisë me ekipin danez. Nuk mund të jetë më mirë. E pres me padurim. Është një ekip i madh, por edhe ne jemi gjithashtu një ekip i madh. Kur luajnë kombet e mëdha, ne gjithmonë kualifikohemi”.

Danimarka barazoi të tre ndeshjet e grupit dhe të shtunën në Dortmund do të përballet me skuadrën gjermane që kryesoi grupin A me 7 pikë. Emocionet e kësaj sfide do të mund t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News