Anëtarja e grupit të njohur koreano-jugor BlackPink, Lisa ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Rockstar’.

Këngëtarja është vlerësuar nga mediat e huaja për kalimin nga këndimi në rep me mjaft lehtësi. Videoklipi është xhiruar në disa nga pikat më turistike në Bangkok.

Disa media shkruajnë se këngëtarja e njohur ka paguar secilin prej pronarëve të dyqaneve në vendet ku ajo xhiron që të mbyllnin më herët bizneset në mënyrë që ekipi i xhirimeve të vijonte punën i pashqetësuar.

“Rockstar” shënon këngën e parë solo të Lisa. Teksa një album i plotë ende nuk është shpallur, kënga është një shenjë se artistja po përpiqet të ndjekë rrugën e saj në muzikë pa vajzat e tjera të grupit “BlackPink”.

Kënga e re nuk është e vetmja gjë që artistja po fokusohet pasi ajo do të shfaqet në sezonin e tretë të serisë televizive “The White Lotus”, duke treguar në këtë mënyrë edhe aftësitë e saj në aktrim.

Klan News