“Mbaj kokën lart dhe mos i trego askujt që je me nerva”, kjo është këshilla që i kanë dhënë prindërit futbollistit të Kombëtares, Armando Broja kur ka mësuar se do të qëndrojë në stol në ndeshjen kundër Kroacisë.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Broja ka treguar se mami dhe babi janë 2 njerëzit që ai telefonon direkt në momentet e tij më të vështira.

Marina Vjollca: Cili është njeriu që flet në momentet e tua më të vështira? Për shembull kur nuk ishe në ndeshjen kundër Kroacisë, me kë fole?

Armando Broja: Flas me mamin dhe babin gjithmonë. I kam pasur gjithë kohën pas meje, dhe për mua këtë moment ka qenë i vështirë sepse çdo lojtar ëndërron të luajë në këto turne dhe kam pasur besim që do të luaj. Kur fola me mamin dhe babin, e dinin që isha i mërzitur. Kur fola më thanë që “mbaj kokën lart dhe mos i trego kujt se je me nerva sepse dukesh nëpër fushë kur flet me gjuhën e trupit dhe e reflekton dhe duhet ta mbash tamam”.


/tvklan.al